Ndërlidhjet

A DO TË NGRITEN SANKSIONET NDAJ IRAKUT ?


ROBERT MCMAHON

Në shikim të parë, thirrjet e Shteteve të Bashkuara për ngritjen e sanksioneve kundër Irakut, duket sikur do të jenë punë e lehtë për të zgjidhur.
Regjimi, kundër të cilit ishin ngritur sanksionet, më nuk ekziston, dhe të gjithë anëtarët e Këshillit, përkundër mospajtimeve, nuk duan që irakienëve tua vazhdojnë mundimet.
Sanksionet u vunë para 12 vitesh kur Iraku e pushtoi Kuvajtin, dhe vazhduan më pas me qëllim që regjimi i Saddam Husseinit t'i eliminojë armët e shkatërrimit në masë.
Vetëm Këshilli mund të përcaktojë nëse Iraku i ka përmbushur kushtet për ngritjen e sanksioneve dhe është liruar nga armët e shkatërrimit në masë. Rusia dhe Franca janë në mesin e atyre vendeve që një kohë të gjatë e kërkonin zbutjen e sanksioneve, kurse tani kërkojnë zbatimin e tyre.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, të pakënaqura me punën e inspektorëve kanë filluar ta formojnë ekipin e tyre për të provuar eliminimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Ambasadori i Meksikës Adolfo Zinser është kryesues aktual i Këshillit.
"Ne e dijmë se ka shumë dallime dhe se do të ketë pikëpamje të ndyrshme, por bëjmë çmos që Këshilli të ketë qëndrim të përbashkët", tha Zinser.
David Malone, kryetar i Akademisë për Paqe dhe ekspert për çështjet e Këshillit të Sigurimit, thotë se palët, të cilat kishin qëndrime kundërthënëse rreth luftës në Irak, tani duhet t'i zbutin qëndrimet e tyre.
"Uashingtoni pak duhet ta zbutë tonin e retorikës rreth Kombeve të Bashkuara, kurse vendet si Rusia, Franca dhe disa të tjera, duhet të jenë më pragmatike. Askush nuk don të akuzohet se i vështirëson nevojat humanitare të irakienëve", thotë Malone.
Edward Luck nga Universiteti Columbia thotë se reputacioni i Këshillit shumë është dëmtuar nga mosmarrëveshjet e mëparshme.
"Do të ishte shumë keq të përsëritet e njëjta situatë edhe në rastin e ndihmave humanitare", thotë Luck.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara disa herë kanë përsëritur se parapëlqejnë që pushtetin në Irak t'ua dorëzojnë autoriteteve të Irakut, e jo që ky vend të administrohet nga Kombet e Bashkuara, ku disa anëtarë ishin kundër luftës. Por, në prodhimtarinë e naftës dhe punët e ngjashme, Këshilli ende mund të luajë një rol të rëndësishëm, thotë analisti Malone. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i marrin përsipër përgjegjësitë e qeverisë, e cila ende nuk ekziston.
"Programi naftë-për-ushqim është mjaft i ndjeshëm, e sidomos marrëdhëniet ndërmjet kompanive të naftës", thotë Malone.
Takimet për Irakun, Këshilli duhet t'i fillojë gjatë javës.

XS
SM
MD
LG