Ndërlidhjet

PEKIN


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Kelly arriti në Pekin për bisedime me zyratrët e Kinës dhe Koresë Veriore mbi programin e dyshuar veri-korean për armë bërthamore, që fillojnë nesër.
Zëdhënësi i Stejtdepartmentit amerikan , Richard Boucher tha në Uashington se Shtetet e Bashkuara
kërkojnë sigurimin e një marrëveshje se Korea Veriore do të heqë dorë nga programi bërthamor.
"Situata e krijuar nga ato programe nukleare i ka kushtuar Koresë Veriore humbjen e shumë përfitimeve që mund të priste nga bota", ka thënë Boucher.
Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Korenë Jugore, gjenerali Leon LaPorte tha sot se Korea Veriore paraqet kërcënim për stabilitetin global me progaramet e dyshuara për zhvillimin e armëve bërthamore, proliferimin e teknologjisë raketore dhe vendosjen e forcave të mëdha konvencionale afër kufirit me Korenë Jugore.
XS
SM
MD
LG