Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë prani afatgjate ushtarake në Irak, duke demantuar kështu shkrimet në shtypin amerikan sipas të cilëve Uashingtoni planifikon raporte afatgjate me qeverinë në lindje irakiane, e cila do t'i lejonte prani në bazat e atij vendi.
Duke folur mbrëmë në Pentagon, Rumsfeld tha se në botë është fituar përshtypja se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të okupojnë Irakun. Ai tha se kjo përshtypje është "plotësisht falso".
"Egzistojnë katër baza ajrore në Irak të cilat Shtetet e Bashkuara i shfrytëzojnë për të ndihmuar arritjen e ndihmës humanitare dhe sigurimin e këtyre operacioneve. Ne po bëjmë pikërisht këte e kjo nuk ka fare të bëj me ndonjë prani afatgjate ushtarake në Irak", ka thënë Rumsfeld.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka shtuar më tej se këto baza, përfshirë aeroportin ndërkombëtar pranë Bagdadit dhe aeroportin Bashar në veriun kurd, tash po shfrytëzohen për operacione ushtarake kundër elementeve të mbetura të ish regjimit irakian dhe për lëvizjen e ndihmës humanitare.
XS
SM
MD
LG