Ndërlidhjet

RAMALLAH


Parlamenti palestinez sot aprovoi qeverinë e kryeministrit Mahmoud Abbas që hap rrugën për publikimin e një plani paqësor ndërkombëtar që ka për qëllim të zgjidhë konfliktin izraelito- palestinez dhe formimin e shtetit palestinez deri nga fundi i vitit 2005.
''Tërheqja e forcave izraelite në linjën e shtatorit të vitit 2000 është me rëndësi me qëllim që palestinezëve t'u jepen përgjegjësitë'', ka thënë Yasser Arafat , duke shtuar se ''ky është hapi i parë për suksesin e atij plani dhe bisedimeve paqësore midis palestinezëve dhe izraelitëve''.
XS
SM
MD
LG