Ndërlidhjet

BAGDAT


Një qeveri e përbashkët dhe e përkohshme do të ngrihet deri në mes të muajit maj në Irak, ka deklaruar administratori civil amerikan, Jay Garner.
Garner ka sqaruar se rreth 9 irakianë do të marrin pjesë në qeverinë e përkohshme, një pjesë e të cilëve i takojnë grupeve të opozitës, që kanë vepruar në mërgim.
Ky autoritet i përkohshëm do përfaqësojë gjithë spektrin politik dhe etnik të Irakut.
Nga ana tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se të burgosurit irakianë që gjenden në duart e trupave të koalicionit, do ndihmojnë në gjetjen e armëve të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG