Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner për shkak të miratimit të kësajë rezolute në Kuvendin e Kosovës e ka suspenduar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në tre tubime të ardhëshme ndërkombëtare:
Këshillin e NATO-s që mbahet në Bruksel më 21 maj, Konferencën paralamertare të Paktit të Stabilitetit për Evropën Jug-Lindore që mbahet gjithashtu në Bruksel më 21 dhe 22 maj dhe në Konferencën organizuar nga BE, NATO dhe OSBE që mbahet në Ohër më 22 dhe 23 maj.
Steiner ka marrë këte vendim pas konsultimeve me zyrtarët më të lartë të NATO-s, BE-së OSBE-së dhe Paktit të Stabilitetit.
Deklarata e zotit Shtajner tërheqë vërejtjen se mirataimi i kësaj rezolute në Kuvendin e Kosovës nuk është në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG