Ndërlidhjet

OHËR


Liderët e vendeve ballkanike miratuan sot një platformë të përbashkët me qëllim të vendosjes si'ç e quajtën ata, ''të kufijve të hapur por të sigurtë'', Marrveshja është arritur nga liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë të tubuar në Maqedoni në një konferencë treditëshe për të biseduar lidhur me rrugët për përmirësimin e sigurisë kufitare.
Në një kumtesë të NATO-s u tha se bisedimet në Ohër do të përqëndrohen në përforcimin e ''bashkëpunimit rajonal me qëllim të luftimit të kontrabandës, trafikut me njerës dhe terrorizmit''.
Në Konferencë marrin pjesë zyrtarët e lartë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, Bullgaria dhe përfaqësues të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.
Konferenca organizohet nga NATO dhe Pakti i Stabilitetit për Ballkanin.
XS
SM
MD
LG