Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shtetet e Bashkuara mbështesin iniciativën për fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit për probleme konkrete në Kosovë, ka deklaruar shefi i Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, Reno Harnish.
Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Harnish u ka deklaruar gazetarëve se në Kosovë është arritur përparim në demokratizim, por ka shtuar se një nga kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare është edhe vendosja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Nexhat Daci është angazhuar për fillimin e bisedimeve me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe Serbinë, por ka thënë se ''kërkesë dhe kusht'' i jonë për bashkësinë ndërkombëtare është se ''nuk mund të ketë takime jashtë nomenklaturës'' dhe se duhet biseduar për çështje ''që nuk kanë të bëjnë me statusin final''.
''Nuk mund të paramendohet që referenti i një vendi fqinj të bisedojë me kryeministrin ose presidentin tonë. Gjithashtu, duhet biseduar për çështje të cilat nuk kanë të bëjnë me statusin final të Kosovës, por për çështjet e përditshmërisë'', ka thënë kryeparlamentari Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG