Ndërlidhjet

NJU JORK


Kreu i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara Hans Blix ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të angazhojë vëzhgues që do të ndihmonin të jepet përgjegje në pyetjet e vazhdueshme rreth armëve të Irakut për shkatërrim në masë.
Blix i tha Këshillit se inspektorët nuk zbuluan dëshmi për programet e ndaluara të armëve në Irak deri në largimin e tyre para fillimit të luftës.
"Besoj se në rrethanat e reja që janë krijuar në Irak, do të jetë e mundur të sqarohet e vërteta, të cilën të gjithë duam ta dijmë", tha Blix.
XS
SM
MD
LG