Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Një atentator vetvrasës palestinez ka hedhur në erë vetveten dhe ka vrarë një izraelit, mëngjesin e sotëm.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi kryeministri palestinez, Mahmud Abas, sërish nuk arriti të merrte miratimin e grupeve militante për të ndërprerë sulmet mbi izraelitët.
Ministri palestinez i informacionit, Nabil Amr, ka dënuar sulmin.
"Ne dënojmë këtë sulm vetvrasës. Shpresojmë se izraelitët do të përmbahen në reagimin e tyre. Shpresoj se nëse duam t'i japim fund sulmeve të tilla, duhet të shkojmë drejtpërsëdrejti dhe menjëherë në zgjidhjen politike", tha Amr.
XS
SM
MD
LG