Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në orët e para të mëngjesit papritmas ndërroi jetë gazetari Shefki Morina, 47 vjeçar, pas një ataku në zemër.
Ai ishte korrespodent i radios "Zëri i Amerikës" nga Prishtina.
Shefki Morina, një gazetar me përvojë shumëvjeçare, deri në vitin 1990 punoi në Radio Prishtina.
Pas mbylljes së këtij institucioni informativ nga regjimi i atëhershëm serb, Shefki Morina punoi për mjete të ndryshme të informimit në gjuhën shqipe.
Shefki Morina ishte baba i tre fëmijëve.
XS
SM
MD
LG