Ndërlidhjet

PRIORITET LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR


Rrahman Paçarizi, Prishtinë

Këto përpjekje janë vendimtare për përpjekjet e Kosovës dhe për të ardhmen e saj në Evropë, tha Harnish, duke shprehur kënaqësinë për ndihmën që SHBA kanë dhënë për ngritjen e policisë së Kosovë, për të cilën, SHBA kanë dhënë më se 10 milionë dollarë, duke bërë që akademia policore e Kosovës të jetë një ndër më të mirat në Evropë.
Në emër të brezit 25 të kadetëve të policisë kosovare ka folur zëdhënësi i këtij brezi, Bekim Avdylaj:
“Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë detyrave tona do të ballafaqohemi me probleme dhe sfida të ndryshme, prandaj qytetarë të nderuar të Kosovës, që ta bëjmë me efektive punën tonë, duhet të ketë bashkëpunim të ndërsjellë, për t’i luftuar dukuritë negative dhe kriminalitetin e pranishëm sot”, tha polici Avdylaj.
Më pas, diplomat kadetëve të klasës 25 ua ka dorëzuar shefi i zyrës amerikane Reno Hanish. Me diplomimin e sotëm, numri i përgjithshëm i policëvë të diplomuar ka arritur në 5 878, ndërsa deri në fund të vitit 2004, Shërbimi Policor i Kosovës do të ketë 6 400 policë.
XS
SM
MD
LG