Ndërlidhjet

JERUSALEM


Këshilltarja për Siguri Kombëtare e presidentit amerikan, Condolessea Rice, ka përfunduar bisedimet me kryeministrin izraelit Ariel Sharon dhe ka nisur një takim me gjithë kabinetin qeveritar. Bisedimet synojnë cuarjen përpara të planit të paqes për rajonin.
Gjatë ditës së djeshme Rice u takua me kryeministrin palestinez, Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor.
Në fillim të këtij muaji kryeministri palestinez dhe ai izraelit, gjatë takimit me presidentin amerikan Bush në Jordani, janë angazhuar për zbatimin e planit të paqes, i cili parasheh krijimin e shtetit palestinez deri në vitin 2005.
Ndërsa presidenti Bush e ka caktuar Rice si përfaqësuesen kryesore për të ndikuar në realizimin e planit të paqes.
XS
SM
MD
LG