Ndërlidhjet

RAMALLAH


Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy organizata militante palestineze, kanë deklaruar armëpushimin e menjëhershëm me Izraelin. Njëherësh zëdhënësi i Hamasit ka kërkuar nga Izraeli lirimin e palestinezëve të ndaluar, heqjen e bllokadave nga territoret palestineze si dhe t'i japë fund agresionit. Deklaratës i është bashkangjitur dhe Lëvizja Fatah e Jaser Arafatit.
Ky njoftim erdhi derisa Condolessa Rice, këshilltarja për siguri e presidentit amerikan, gjendet në rajon ku është takuar dje me kryeministrin palestinez, Mahmud Abas dhe sot ka biseduar me kreun e qeverisë izraelite, Ariel Sharon.
XS
SM
MD
LG