Ndërlidhjet

logo-print

DUBAI


Televizioni satelitor i Katarit, Al Jazeera ka emituar një mezsh të incizuar, si'ç thotë nga ish presidenti irakian Saddam Hussein më 14 qershor, në të cilin ai thotë se është gjallë dhe ''në mesin e irakianëve'' bashkë ''me një grup liderësh''.
Saddam thotë gjithashtu se ''celula të xhihadit të përbëra nga luftëtarë burra dhe gra irakianë janë formuar në shkallë të gjërë'' për të luftuar forcat e koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha se shiriti do të analizohet për të vërtetuar nëse është autentik.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar shpërblim prej 25 milion dollarësh për informatë që do të shpiente në kapjen e ish presidentit irakian Saddam Hussein, apo që do të konfirmonte vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG