Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Policia e Maqedonisë njofton se në një kafeteri në lagjen ''Çair'' të Shkupit persona të armatosur, të maskuar e të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri tre njerës dhe kanë plagosur pesë të tjerë, duke e kualifikuar incidentin si ''qërim hesapesh'' midis bandave të krimit të organizuar.
Gjatë të shtënave është vrarë Ridvan Neziri, një ish komandant i UÇK-së në rajonin e Tanushës, kanë thënë zyrtarët, duke shtuar se policia beson se Neziri ka qenë shef i një bande kriminale të ''Çairit'' dhe se ai ka qenë caku kryesor i sulmit.
Ministri i Brendshëm, Hari Kostov ka thënë se vrasja ka qenë me gjasë ''sulm hakmarrës kriminal'', që besohet të jetë i ndërlidhur me të shtënat e para 10 ditëve në të njejtën lagje.
XS
SM
MD
LG