Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria ka kërkuar nga Vatikani dhe Bashkia e Romës që të njohin origjinën shqiptare të Nënë Terezës.
Kërkesa e bërë zyrtare nga ambasadori i Shqipërisë në Itali lidhet me përgatitjet për përurimin e bustit të Nënë Terezës, në sheshin e Romës me emrin Maqedonia dhe mbishkrimin me alfabet cirilik – bijë e Maqedonisë.
Ministria e Jashtme në Tiranë ka njoftuar se pas këtyre përpjekjeve zyra e kryebashkiakut të Romës ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
XS
SM
MD
LG