Ndërlidhjet

UASHINGTON


Për defiçitin rekord buxhetor të Shteteve të Bashkuara që e shpalli mbrëmë Shtëpia e Bardhë ligjëvënësit demokratë fajësuan drejtimin e keq me ekonominë nga ana e administratës Bush.
Këte vit defiçiti buxhetor pritet të arrijë 455 miliardë dollarë, kurse vitin e ardhëshëm 475 miliardë.
Shefi për çështje të buxhetit pranë Shtëpisë së Bardhë, Joshua Bolten tha mbrëmë se defiçiti është shkaktuar nga rritja e dobët ekonomike, shkurtimet e taksave dhe shpenzimet e rritura për luftën kundër terrorit.
Ai ka thënë se prioritet i është dhënë luftës globale kundër terrorit dhe mbrojtjes së vendit se sa buxhetit të balancuar.
XS
SM
MD
LG