Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Helikopterët luftarak izraelit ndërmorën sot një sulm ajror kundër Qytetit të Gazës dhe kanë goditur me projektil një veturë, duke lënë të vrarë Ismail Abu Shanabin, liderin e lartë të Hamasit dhe dy truproje të tij.
Sulmi ka vijuar vendimin e qeverisë izraelite që t'i rikthehet sulmeve në shkallë të gjërë kundër militantëve palestinezë, pas sulmit vetëvrasës me bomba të para dy ditëve kundër një autobusi në Jerusalem që la të vdekur së paku 18 persona dhe 100 të plagosur.
Hamasi do t'i përgjigjet kësaj vrasje me ''vepra e fjalë'' thanë zyrtarët e tij. ''Izraeli do të pendohet për këte dhe ne do t'i dëshmojmë mbarë botës se Izraeli e njeh vetëm gjuhën e forcës dhe rezistencës'', ka thënë zëdhënnësi i Hamassit, Ismail Haniya.
Zyrtari i Xhihadit Islamik, Kahaled al Bates tha se grupi i tij, për shkak të këtij sulmi, gjithashtu i ka dhënë fund armëpushimit tre-mujor.
XS
SM
MD
LG