Ndërlidhjet

SIETËL/SHTETET E BASHKUARA


Presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar se elemente të jashtëme po infiltrohen në Irak për të sabotuar planet e koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e atij vendi.
Duke folur mbrëmë në Sietël, George Bush ka thënë se ka prova që luftëtarë të tipit të al Kaidës, si'ç i quajti, po hyjnë në Irak me qëllim të ndërprerjes së përpjekjeve për rindërtim.
''Ata duan të na luftojnë sepse nuk mund t'a durojnë mendimin për një shoqëri të lirë në Lindje të Mesme. Ata e urrejnë lirinë. Ata e urrejnë mendimin për demokracinë që po lindë dhe prandaj duan t'a parandalojnë me dhunë që të mos ndodhë kjo'', ka deklaruar presidenti amerikan.
Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me Kombet e Bashkuara për të inkurajuar aleatët e Amerikës që të dërgojnë më shumë trupa në Irak që të ndihmojnë për të sjellë paqë në ate vend, ka thënë George Bush.
XS
SM
MD
LG