Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria i ka ofruar Maqedonisë që trupat shqiptare të marrin pjesë në forcat paqëruajtëse në këtë vend.
Në komunikatën e ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë thuhet se "një hap i tillë do të ndikonte pozitivisht në gjithë rajonin".
Maqedonia deri tani nuk është prononcuar për propozimin e tillë të Tiranës.
Në komunikatë thuhet se dje në Sofje ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, e ka biseduar dërgimin e trupave shqiptare në Maqedoni me homologun maqedonas Vllado Buçkovski.
Shqipëria deri tani ka marrë pjesë në misionet paqëruajtëse në Bosnje, Afganistan dhe Irak.
XS
SM
MD
LG