Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm, Kofi Annan sot tha se Kombet e Bashkuara do të duhet të bëjnë reforma të thella nëse dëshirojnë të rimarrin autoritetin e humbur në jehun e luftës në Irak.
Annan ka thënë se përçarjet e shkaktuara nga kriza irakiane treguan nevojën ''për ndyshime të vërteta'' në mënyrën e operimit të Këshillit të Sigurimit, duke theksuar se vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk duket më se pajtohen se cilat janë kërcënimet kryesore, apo se si të merret me to.
''Ngjarjet e kanë lëkundur sistemin ndërkombëtar, dhe madje nuk jamë i sigurtë nëse koncenzusi dhe vizioni që shfaqi Deklarata e Mileniumit janë akoma të paprekur. Vendet anëtare u përçanë ashpër lidhur me disa nga çështjet më fundamentale për të cilat është themeluar kjo organizatë për tu marrë'', ka thënë Annan me rastin e paraqitjes së raportit lidhur me progresin e objekivave të shtruara në Samitin e Mijëvjeçarit të vitit 2.000.
Kofi Annan ka bërë thirrje për një ''agjendë të përbashkët sigurie'' midis të gjitha vendeve, duke thënë se derisa disa vende fokusohen në terrorin, të tjerët ballafaqohen me probleme të ''varfërisë, cfilitjes dhe luftërave civile''.
XS
SM
MD
LG