Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pjesëtarët e policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë me shtetësi amerikane janë udhëzuar të jenë më të kujdesëshëm në përvjetorin e dytë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Disa prej tyre janë këshilluar që nëse jetojnë në vende të ekspozuara, të shqyrtojnë mundësinë e ndërrimit të përkohëshëm të vendbanimit të tyre.
Zëdhënësi i policisë së Kombeve të Bashkuara,Barry Fletcher tha se këto udhëzime vlejnë për policët amerikanë në mbarë Kosovën, por vetëm ata që banojnë në veri të Mitrovicës kanë vendosur që të kalojnë natën e mbrëmëshme në pjesën jugore të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG