Ndërlidhjet

GJENEVË


Përfundojë mbledhja e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ku ministrat e jashtëm diskutuan projekt rezolutën e Shteteve të Bashkuara e cila kërkon të krijojë një forcë ndërkombëtare në Irak me mandat të Kombeve të Bashkuara dhe nën komandën amerikane dhe të ndahet barra finansiare për rindërtimin e vendit.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell deklaroi se largohet nga Gjeneva i inkurajuar dhe ka pranuar se diferencat mbesin, por tha se kishte gjithashtu edhe pika konvergjente.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan deklaroi se të pesë vendet janë të një mendje se pushteti duhet të bartet tek irakianët ''sa më shpejtë që mundet'', duke shfaqur besimin se një koncenzus midis të pesëve është ''esencial dhe i arritshëm''.
XS
SM
MD
LG