Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se nuk ka prova se Saddam Husseini ka qenë i ndërlidhur në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Bush megjithatë tha se Saddami kishte lidhje me al-Kaidën, grupin që konsiderohet përgjegjës për sulmet në Nju Jork dhe Uashington. "Nuk kemi dëshmi se Saddam Husseini ishte i ndërlidhur me sulmet e 11 shatorit", tha presidenti Bush. Këto komente Bush i ka bërë pas anketimit të fundit të opinionit, ku 70 për qind të të anketuarve besojnë se Saddami personalisht ishte i ndërlidhur me sulmet e 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG