Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i shtetit u ka bërë thirrje zyrtarëve të Serbisë dhe Kosovës që seriozisht tu qasen bisedimeve në 14 tetor në Vjenë.
Zëdhënësi Richard Boucher tha se Uashingtoni i sheh bisedimet e Vjenës si pjesë e rëndësishme të procesit politik në Ballkan.
Boucher tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që qeveritë e Serbisë e Malit të Zi dhe udhëheqësit e Kosovës, bisedimeve do tu qasen me qëllime serioze dhe do të dërgojnë delegacione të larta të nivelit të duhur.
Bisedimet e caktuara për 14 tetor do të përqëndrohen në çështjet si transporti, energjia, personat e zhdukur dhe kthimi i të zhvendosurve nga konflikti.
XS
SM
MD
LG