Ndërlidhjet

RAFAH, RRIPI I GAZËS


Në përleshjet e sotme ndërmjet trupave izraelite dhe personave të armatosur palestinezë në kampin e refugjatëve në Rafah janë vrarë dy palestinezë dhe së paku 15 janë plagosur, kanë raportuar burime spitalore, transmeton agjencia Reuters. Dhuna shpërtheu pasi ushtarët izraelitë me afro 30 tanke dhe dy helikopterë hynë në kampin e refugjatëve palestinezë. Ushtria izraelite ka kumtuar se ky operacion u ndërmor për shkatërrimin e një tuneli që përdorej për kontrabandimin e armëve.
XS
SM
MD
LG