Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Hari Holkeri ka udhëtuar sot drejt Nju Jorkut, ku të enjten do t'i raportojë Këshillit të Sigurimit mbi gjendjen në Kosovë. Ky do të jetë raportimi i parë i Holkerit, që nga koha kur ka ardhur në detyrën e shefit të misionit të OKB-së në Kosovë.
Zhvillimet politike, situata e pakicave dhe gjendja e sigurisë do jenë tre pikat kryesore të fjalës së zoti Holkeri.
Pritet që kryeadministratori të paraqesë dhe planin e operacionalizimit të standarteve, i hartuar nga qeveria e Kosovës.
Kryeministri Bajram Rexhepi tha sot se "beson se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të miratoj planin e tij për operacionalizimin e tetë standarteve". Përmbushja e standarteve i hap rrugën zgjidhjes së cështjes së statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG