Ndërlidhjet

TEHERAN


Fjalimi i presidentit George Bush për politikën e jashtme, ka hasur në kundërshtime të rrepta nga qeveria e Iranit.
Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme, zëdhënësi Hamid-Reza Asefi ka thënë se "askush nuk ia ka dhënë mandatin Bushit që ai t'i mbrojë të drejtat e tjerëve".
Qeveritë tjera të rajonit nuk shfaqën ndonjë reagim pas fjalimit, në të cilin presidenti amerikan bëri thirrje për më shumë demokraci në Lindjen e Mesme.
Bush dje kërkoi nga liderët e rajonit ta përkrahin demokracinë, dhe tha se Islami është në pajtim me demokracinë:
"Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Islami, besimi i një të pestës së njerëzimit, është në pajtim me rendin demokratik. Demokracia ka shënuar progres në vendet myslimane si Turqi, Indonezi, Senegal, Shqipëri, Nigeri apo Siera Leone. Myslimanët janë qytetarë të mirë të Indisë dhe Afrikës Jugore, të Evropës perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha George Bush.
Dje, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Musa tha se i mbështet reformat "me kusht që ato të mos diktohen nga jashtë".
Disa media arabe kanë shkruar se qeveria e Bushit i fabrikon arsyet për luftën në Irak, dhe mban anën e Izraelit në konfliktin me palestinezët.
XS
SM
MD
LG