Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka folur për sakrificat që trupat amerikane kanë bërë për vendin, por dhe për Evropën, gjatë dy luftërave botërore e më tej. Duke folur në ditën e veteranëve, presidenti Bush u përqëndrua në konfliktet në Afganistan e Irak dhe tha se Amerika duhet të jetë krenare për ushtarët e rënë në fushë të betejës.
"Në këto dy vjet e dy muaj, që nga koha kur u sulmua vendi ynë, pjesëtarët e forcave tona të armatosura janë të përfshira në disa fronte kundër armikut. Ata janë përballur me rreziqe të mëdha në mbrojtje të sigurisë së popullit amerikan. Ata kanë çliruar dy kombe, Afganistanin dhe Irakun, duke larguar nga duart e diktatorëve mbi 50 milionë njerëz", tha presidenti Bush.
Ai ka shtuar se do ta dyfishonte, deri në 12 mijë dollarë shumën e të hollave që u jepet familjeve të ushtarëve të rënë.
XS
SM
MD
LG