Ndërlidhjet

UASHINGTON


Organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve kanë protestuar ndaj vendimit të Këshillit Qeverisës të Irakut, për të mos lejuar transmetimin e rrjetit Al-Arabija në Irak.
Al-Arabija së fundi ka transmetuar një audio-kasetë të Sadam Huseinit, e cila nxiste dhunën.
Me këtë rast zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha:
"Këshilli Qeverisës irakian është përpjekur të punojë me të gjitha mediat e përfaqësuara në Bagdat, por njëherësh ata përpiqen të mënjanojnë situatat kur mediat përdoren për të transmetuar deklarata me urrejtje dhe që nxisin veprime kundër sigurisë së njerëzve që punojnë e jetojnë në Bagdat."
XS
SM
MD
LG