Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 46 deri 54 kryengritës janë vrarë, ndërsa 5 ushtarë amerikanë dhe një civil janë plagosur në përleshjet me kryengritësit irakienë në qytetin Samarra.
Ushtria tha se përleshjet ndërmjet ushtarëve dhe kryengritësve irakienë filluan me "sulme të koordinuara" kundër autokolonave amerikane, të cilat shpërndanin dinarë të rinj në bankat irakiene.
Koloneli Frederick Rudesheim tha se shumica e sulmuesve mbanin uniformat e paramilitarëve fedajinë, besnikë të liderit të përmbysur Saddam Hussein.
"Bindja jonë është se kjo ishte punë e koordinuar. Ata e dinin se ne po shpërndanim valutë irakiene, dhe e kishin përgatitur pritën", tha Rudesheim, duke shtuar se 8 persona janë arrestuar.
Ndërkohë, zyrtarë të spitalit irakien thanë se në luftimet janë vrarë të paktën 8 civilë irakienë ndërsa mbi 60 janë plagosur.
Përleshja është më e madhja që është raportuar prej rënies së Bagdadit në muajin prill.
XS
SM
MD
LG