Ndërlidhjet

BAGDAD


"Sadam Hyseini është në gjendje të mirë shëndetësore duke vepruar në pjesën perëndimore të Irakut. Ai po udhëheqë me operacionet ushtarake kundër forcave amerikane", i ka thënë agjencisë Frans Press, një udhëheqës fisnor i cili është prezantuar me pseudonimin, Abu Mohamad. Sipas tij, gjatë muajit të Ramazanit, "Sadam Hyseini ka marrë pjesë në takimin në Ramadi, rreth 100 kilometra larg Bagdadit, ku janë mbledhur dhjetra zyrtarë të partisë Baas". Abu Mohamad pohon se edhe vetë e ka takuar Sadam Hyseinin duke shtuar se popullata e rajonit ku po fshehet Hyseini është në gjendje ta mbrojë atë. Ndërkohë, komandanti i trupave amerikane në Irak, gjenerali Rikardo Sançez ka deklaruar se trupat e koalicionit ende janë të fokusuara në kërkim për kapjen e liderit të përmbysur, Sadam Hysein.
XS
SM
MD
LG