Ndërlidhjet

SEUL


Koreja Veriore ka refuzuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund krizës rreth programit bërthamor të këtij vendi.
Qeveria ka hedhur poshtë propozimin amerikan, sepse ai nuk merr parasysh kërkesat e Phenhianit për garanca në planin e sigurisë nga Uashingtoni, nëse Koreja Veriore heq dorë nga programi bërthamor, njofton shtypi verikorean.
Koreja Veriore kërkon garanca se nuk do të sulmohet nga Shtetet e Bashkuara në kohën e demontimit të programit bërthamor, ndërsa Uashingtoni kërkon që ky vend fillimisht të eliminojë programin e vet bërthamor.
XS
SM
MD
LG