Ndërlidhjet

VJENË


Komisionari për agrikulturë i Bashkimit Evropian, Franz Fischler ka akuzuar sot presidentitn e Francës, Jacques Chirac dhe kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder se "po dëshirojnë krijimin e një Evrope të tyre". Në një konferencë për media, politikani austriak Fischler u shpreh kundër formimit të "një bërthame evropiane" duke thënë se ajo, "për një kohë, nuk do të kujdesej për shtetet e tjera". Këto komente ai i bëri duke iu referuar idesë së presidentit të Francës, Jacques Chirac për krijimin e një "grupi të nismëtarëve" për ta lëvizur Evropën përpara. Kancelari gjerman, Shroeder nuk e kishte përjashtuar as nismën për krijimin e një "bërthame evropiane".
XS
SM
MD
LG