Ndërlidhjet

ROMË


Policia italiane ka konfiskuar më se 100 kilogram material eksploziv në një ndërtesë në Romë, të cilën e ka shfrytëzuar grupi terrorist, Brigadat e Kuqe, ka raportuar mbrëmë agjencia ANSA. Është bërë e ditur se banorët e ndërtesës ishin evakuuar disa çaste para se të ndërmerrej aksioni i policisë. Grupi Brigatat e Kuqe është i njohur nga sulmet e viteve të 70-ta dhe të 80-ta. Pjesëtarët e këtij grupi në vitin 1999 vranë politikanin Massimo D'Antonia, ndërsa në vitin 2002, politikanin Marco Biagi. Në Tetor të këtij viti policia italiane arrestoi nëntë anëtarë të kësaj organizate. Autoritetet thonë se kjo ishte një goditje e madhe për grupin.
XS
SM
MD
LG