Ndërlidhjet

BAGDAT


Forcat amerikane kanë filluar për të katërtën natë me rradhë operacionin në kërkim të guerrilëve irakianë, që sulmojnë forcat e koalicionit.
Trupat amerikane kanë goditur me artileri të rëndë caqet, ku besohet se fshihen mbështetësit e diktatorit të rrëzuar, Sadam Husein.
Kryengritësit kanë ndërmarrë aksione gjatë ditëve të festave, duke shkaktuar vdekjen e 8 ushtarëve amerikanë, që nga mbrëmja e Krishtlindjeve.
Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën në incidente të ndara 3 ushtarë amerikanë dhe janë plagosur dy polakë.
Në të tjera zhvillime në Bagdat, disa qindra irakianë shiitë kanë qëlluar me gurë një statujë të Sadam Huseinit, në përvjetorin e vrasjes së Ajatullahut të Madh, Sadek al-Sadr.
XS
SM
MD
LG