Ndërlidhjet

TRIPOLI


Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore sot i filloi bisedimet teknike me Libinë lidhur me programin bërthamor, pas shpalljes së Tripolit se do të heqë dorë nga programet e armatimit për shkatërrim në masë.
Delegacionin e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, që dje arriti në Tripoli, e udhëheq drejtori i Agjencisë, Mohamed ElBaradei.
"Ekipi im do ti vizitojë të gjitha lokacionet relevante në Libi që kanë rëndësi për mandatin tonë bërthamor", tha ElBaradei, duke shfaqur besimin se Libia nuk ka qenë afër zhvillimit të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG