Ndërlidhjet

BAM


Qindra makina të rënda kanë vazhduar pastrimin e terenit në qytetin Bam të Iranit, i cili u shkatërrua nga tërmeti masiv të premten.
Radioja shtetërore njoftoi se janë varrosur 25 mijë kufoma.
Kombet e Bashkuara thanë se vendet donatore i kanë dhënë rreth 6 milionë dollarë Iranit, por nevoja për fonde është shumë më e madhe.
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të vazhdojnë dërgimin e ndihmave humanitare.
Qytetin Bam sot e vizituan udhëheqës të lartë të Iranit për ti vëzhguar dëmet dhe punën e ekipeve shpëtimtare. Lideri shpirtëror Ayatollah Ali Khamenei u zotua për rindërtimin e qytetit.
XS
SM
MD
LG