Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Gjatë bisedimeve që kishin në Bograd presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica dhe presidenti i Rusisë,Vladimir Putin bashkërisht kanë vlerësuar se gjendja në Kosovë është burimi kryesor i jostabilitetit në Ballkan. Koshtunica dhe Putin kanë ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të çarmatosë ekstremistët shqiptarë, siç janë shprehur dhe të zbatojnë me konsekuencë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Njoftohet se presidentët e Jugosllavisë dhe Rusisë kanë bërë thirrje për një konferencë rajonale, që do të garantonte stabilitetin në Ballkan.
XS
SM
MD
LG