Ndërlidhjet

AMAN, JORDANI


Gjatë ndalesës së sotme në kryeqytetin e Jordanisë, udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, ka akuzuar Izraelin për mos-respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare për paqe rajonale, duke iu referuar ujdisë së arritur me shefin e CIA-s, George Tenet. Sipas Yasser Arafat, forcat izraelite nuk i kanë ndalur aksionet në shkatërimin e shtëpive, sulmimin e territoreve palestineze dhe bllokimin e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor. Prononcimi i liderit palestinez ka ndodhur pak orë para se qeveria izraelite të lajmëronte rihapjen e dy rrugëve kryesore në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, si hallka të kujdesshme këto në vendosjen e masave të mirëbesimit reciprok.
XS
SM
MD
LG