Ndërlidhjet

SHKUP


Sot në kryeqytetin e Maqedonisë pritet të mbërrijë shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana. Sipas zëdhënëses së tij, Kristin Galach, bllokimi i bisedimeve mes parfaqësuesve të katër partive politike kryesore në Maqedoni, e ka detyruar Javier Solana-ën të ndryshojë agjendën e udhëtimeve të tij në momentin e fundit dhe të mos vizitojë Lindjen e Mesme, sikurse ishte planifikuar. Nuk ka njoftime për një rifillim të mundshëm të bisedimeve të paqes në Maqedoni gjatë ditës, megjithë kushtëzimin e vendimit të NATO-s për dërgimin e 3 mijë trupave në terren, me suksesin e përfundimtar të tyre.
XS
SM
MD
LG