Ndërlidhjet

SHKUP


Emisari special i Uashingtonit në Maqedoni, James Pardew, ka filluar bisedimet në Shkup, për një zgjidhje paqesore të krizës në këtë vend, me takimet me krerët zyrtarë maqedonas.

“Jam shumë i kënaqur” u ka thënë Pardew gazetarëve, pas takimit me presidentin Boris Trajkovski. Në kumtesën e lëshuar nga Kabineti i presidentit maqedonas, Pardew citohet të ketë thënë se institucionet maqedonase do të jenë të vetmet që do të vendosin për ardhmërinë e vendit. “Vendimet do të merren në Shkup, përmes institucioneve legale të sistemit”, thuhet në kumtesë.
XS
SM
MD
LG