Ndërlidhjet

HAGË/BERN


Avokatët e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq janë duke hartuar planet për paraqitjen e nesërme të Millosheviqit para gjykatësve të Tribunalit të Hagës, ku ish-presidenti jugosllav duhet të përgjigjet për akuzat e ngritura. Zëdhënësi i Tribunalit Xhim Lendëls, pasdite ka thënë se Millosheviqi nuk ka dhënë emrin ndonjë avokati, i cili do të jetë këshilltar mbrojtës i tij, para akuzimit të nesërm. Ndërkohë, Ministria zvicerane e Drejtësisë ka njoftuar se Beogradi ka kërkuar nga Zvicra bllokimin e çdo llogarie bankare të Sllobodan Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG