Ndërlidhjet

logo-print

ZAGREB


Presidenti Stipe Mesiç ka mirëpritur verdiktin e qeverisë për dërgimin në Hagë të të dyshuarve për krime lufte, duke thënë se Kroacia duhet ti përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare. Vendimi i orëve të vona të së shtunës, i kabinetit të kryeministrit Ivica Raçan, e krodhi vendin në një krizë që rezultoi me dorëheqjen e katër ministrave të Partisë Social-Liberale, midis të cilëve zëvendës-kryeministri Goran Graniç dhe ministri i mbrojtjes Jozo Radosh. Ivica Raçan u shpreh se do të kërkojë votëbesimin e parlamentit gjatë javës në vijim dhe në rast humbje, formacioni I tij qeverisës do të shpërbëhet.
XS
SM
MD
LG