Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Shtetit, ka informuar ambasadat amerikane në botë se testimet për sistemin anti-raketor që Shtetet e Bashkuara po përgatitet të kryejnë, “do të hyjnë në konflikt” me marrëveshjen Anti-Balistike të arritur me Rusinë në vitin 1972. Raporti i paklasifikuar, i publikuar nga agjensitë botërore të lajmeve, thotë se Pentagoni planifikon që kjo do të jetë cështje muajsh dhe jo vitesh. Presidenti rus Vladimir Putin, I është kundërvënë anashkalimit të marrëveshjes ABM, duke paralajmëruar se kjo do të shpinte drejt një gare të re armatimi.
XS
SM
MD
LG