Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson e ka vlerësuar kritike situatën në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Robertson ka bërë të ditur se në përpjekje për të tejkaluar krizën, ai dhe shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Javier Solana, do të shkojnë nesër në Shkup.
Lordi Robertson ka shprehur shqetësim për tonin e përdorur nga zëdhënësi Antonio Milososki, i cili në një deklaratë të mëhershme kishte fajësuar NATO-n dhe të tjera organizma ndërkombëtare për mbështetjen e kryengritësve shqiptarë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka siguruar se Aleanca Veri Atlantike i kundërvihet çdo përpjekje të guerrilasve për arritjen e objektivave politike përmes dhunës.George Robertson u shpreh se qëllimi i vizitës në Maqedoni është që ti koncentrojnë palët atje tek negocijatat.
XS
SM
MD
LG