Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush, nuk beson që mund të ketë një zgjidhje ushtarake për ngjarjet në Maqedoni – ka pohuar sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Ari Fleischer tha se presidenti Bush nxit qeverinë e Shkupit dhe shqiptarët në Maqedoni të respektojnë armëpushimin dhe të vazhdojnë dialogun politik. “Vizita e presidentit Bush në Kosovë ka rifuqizuar bindjen se atje mund të ketë vetëm zgjidhje paqësore” – ka nënvizuar, Ari Flecer.
XS
SM
MD
LG