Ndërlidhjet

SHKUP


Ministria maqedonase e Mbrojtjes ka akuzuar guerrrilasit shqiptarë për sulme serioze gjatë natës dhe provokim të trupave qeveritare përreth Tetovës.
“Në katër raste në rajonin e Tetovës, terroristët kanë sulmuar pozicionet e forcave të sigurisë me armë të rënda” – ka deklaruar ministria e mbrojtjes.
Akuzat janë mohuar nga një drejtues i guerrilasve i njohur me emrin komandant Leka, i cili thotë se kanë qenë forcat maqedonase ato të cilat kanë aktivizuar artilerinë e rëndë për të granatuar një fshat afër Tetovës.
Këtë version ka mbështetur edhe Llukman Elezi, një zyrtar lokal në Tetovë, i cili, citohet nga agjensia Rojters të ketë thënë se, “trupat maqedonase kanë qëlluar me artileri të rëndë përreth fshatrave Sllatinë dhe Neproshten”.
XS
SM
MD
LG