Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka quajtur sulmin e papritur të tankseve të ushtrisë izraelite mbi qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, “një akt provokues” dhe ka nxitur të dyja palët, izraelitët dhe palestinezët, të tregojnë maturi dhe vet-përmbajtje. Zhvillimi i mbrëmshëm gjatë të cilit u plagosën pesë persona, shënon hyrjen, për herë të parë në 10 muaj trazira, të forcave izraelite në qendër të një qyteti të kontrolluar nga palestinezët.
XS
SM
MD
LG